VIDEO/ Princ Harry-t i del situata nga kontrolli, “zbulon” gjininë e fëmijës

Javën e kaluar Princi Harry dhe Meghan Markle dhanë për publikun lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ky lajm u përhap shumë shpejt dhe të gjitha mediat flasin për pritjen e ëmbël të dukeshës.

Momentalisht çifti ndodhet në Australi dhe në daljet e tyre nuk mund të mungojnë pyetjet për fëmijën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundmi pyetur nga fansat për gjininë e fëmijës, princi zbuloi se do të dëshironte shumë të kishte një vajzë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është hera e dytë që Harry flet për gjininë femërore, pasi pak ditë më parë tregoi se emri Harriet do të ishte shumë i përshtatshëm për fëmijën.

Ndoshta me këto fjalë ai është duke na treguar se Meghan është në pritje të një vajze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?