VIDEO/ Rakia e rrushit bëhet e famshme në Britani, Ed Sheeran dhe Rita Ora pijnë raki live në emision
Rakia është një nga pijet alkoolike tradicionale shqiptare. Me një shije të fortë dhe efekt mjaft të shpejtë, kjo pije jo rrallëherë ka tërhequr vëmendjen e të huajve. Të ftuar në emisionin e “Jonathan Ross Show” , këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila ka promovuar edhe këngën e saj të re , këngëtari Ed Sheeran, dhe shefi i kuzhinës Gordon Ramsay janë përballur me një surprizë të këndshme nga moderatori.
Ai ka nxjerrë një shishe raki rrushi të cilën e kishte marrë nga Ambasada e Kosovës. Ai u servir të ftuarve nga një gotë, ku përveç Ritës, tre burrat e tjerë në sallë kanë shtrëmbëruar fytyrën sapo kanë provuar shijen e rakisë. Ora ka paralajmëruar të kenë kujdes sepse është shumë e fortë edhe pse sa herë që e pi të duket sikur po e pi për herë të parë. “Definitivisht nuk është pija ime e preferuar”- thotë Jonathan Ross.
Këngëtarja shqiptare e pyetur edhe nga Ed Sheeran, ka treguar se ajo shpesh pi me babain e saj raki Kosove. Gjithashtu Rita ka rrëfyer se është një fanse e alkolit por pa e tepruar atë.
©