VIDEO/ Rilind Tayna, pas largimit nga kompania rikthehet me një këngë të veçantë dhe dedikim

Rep-artisja, Tayna është rikthyer në tregun e muzikës pas një mungese të gjatë. “Si ai”, mban titullin kënga që tregon jetën e saj vitet e fundit. Tekstin e ka shkruar vet artistja, ndërsa producent është Benny Bee. Ky vendim tregon pavarësinë dhe forcën e saj si artiste, duke theksuar besimin e saj në vizionin dhe aftësitë e veta pa ndikimin e askujt tjetër.

Në videoklipin e saj të radhës, ky ndryshim tashmë është i qartë. Nga pamja vizuale deri te stili muzikor, çdo detaj reflekton kreativitetin dhe identitetin autentik të Taynës.

Kënga e re e titulluar “Si Ai” shfaq një imazh të rafinuar të saj, duke dëshmuar se ajo jo vetëm që është një këngëtare e talentuar, por është edhe një profesioniste e aftë për të drejtuar karrierën e saj me sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?