VIDEO/ Rita Lati futet në shtëpinë e ”Big Brother”, por nuk e takon Rozën. Ja si reagon konkurentja
Sot shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”, ka qenë e mbushur me emocione të forta, pasi banorët nuk duhet të reagonin aspak kur të dëgjonin zëra apo të shihnin persona që nuk janë pjesë e shtëpisë.
Pas vëllait të Ilnisës, në shtëpi u fut edhe aktorja e njohur e humorit Rita Lati, nëna e Roza Latit, por që nuk mund të takoheshin përshkak se do thyenin rregullat e lojës. Emocione të forta mes nënë e bijë që u panë, por nuk folën bashkë.
Në pamundësi për t’i folur dhe përqafuar, Roza shpërtheu në lot teksa e ëma kaloi pranë saj në oborr. “Ua ua, më lini të jetoj, nuk dua të vdes. Ua mu shtua jeta, mu shtua jeta”- tha Rita Lati, teksa i qëndronte pranë Rozës, e më pas nis të kërcejë e të këndojë.