VIDEO/ Rogerti lë garën, del në mënyrë demostrative nga ”Big Brother Albania Vip 5”

Ky Prime i ”Big Brother Albania Vip 5” ka nisur me debate të ashpra, ku protagonistë kryesorë ishin Rogerti dhe Selin. Rogert Stërkaj ka folur me fjalë të ashpra për vajzat e shtëpisë, teksa më pas në formë demostrative pas një komenti edhe nga Monika Kryemadhi, ai iku nga dera e kuqe duke ndërprerë kështu rrugëtimin në shtëpi.

Në fakt Rogerti ishte zemreku i asaj shtëpi, pavarësisht se sulmohej e kritikohet nga një pjesë e publikut, por pa Rogertin Big Brother i këtij viti pothuaj vdes. Ai ishte njeriu që trazonte shtëpinë dhe mbante me sytë e veshët publikun te Big Brother.

Situata është tensionuar pasi Rogerti ka komentuar jetën seksuale të Selinës, duke u shprehur se e njeh atë nga jashtë dhe ka informacione për banoren. Selin nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Rogertit, ndërsa, përveç saj, në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rogertin e provokuan kur ishte në krevat dhe me pas ai lëshoi bresherinë e fjalëve, të cilave ai nuk ia përtonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtyre deklaratave opinionistja Monika Kryemadhi ka kundërshtuar me tone të ashpra për deklaratat e Rogertit.

Monika: Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim. Nëse nuk të vjen keq për mënyrën se si u flet, pse të vjen keq kur ta kthejnë ty? Më mirë dil sesa të flliqesh kështu.

Rogerti: Hapeni derën. Nuk më njihni mirë, po hapeni derën (Largohet.)

Pra Rogert Sterkaj ikën nga Big Brother Vip 5.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?