VIDEO/ Rovena Stefa flet për të ardhmen: Dua të kem fëmijë

”Ngjyrat e jetës time”, një lojë e dhënë nga Vëllai i Madh në ”Big Brother Kosova Vip 3”, ka bërë bashkë të gjithë konkurrentët, ku këta të fundit duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve. Në një nga pyetjet që iu parashtrua, Rovena Stefa ka treguar se si e sheh veten në të ardhmen. Banorja u shpreh se do të kishte shumë dëshirë të gjente partnerin e jetë dhe të kishte fëmijë. ”Në aspektin personal. Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e suksesshme, e të kem fëmijë. E di se jam në ato limitet e mia”, u shpreh ajo.

"Të bëhem nënë", Rovena tregon se si e sheh vetën në të ardhmen

 

SHKARKO APP