VIDEO/ Rrëfehet balerini: Çfarë ndodhi në festën e beqarisë së Xhensila Myrtezajt, kisha frikë se vinte Besi dhe…
“Unë që fëmijë kam patur pasion të shkoj në një shkollë baleti, ëndërroja të isha në skena të mëdha dhe televizione. Baleti ka qenë një ëndër e lënë në sirtar”, kështu e nis rrëímin balerini nga Priska e Tiranës Orion Lika.
Në një intervistë për ‘Jo vetëm modë’ me gazetarin Eni Shehu, Lika rrëfeu sakrificat që ka bërë për të realizuar ëndërrat.
Unë vij nga një familje artistësh, mamin dhe babin i kam patur muzikantë, unë e kam në gjak kërcimin dhe nuk kam reshtur kurrë së kërcyeri. Gjendja jonë ekonomike nuk ka qenë shumë e mirë, prindërit e mi kanë rritur 7 fëmijë. Kur më jepnin para unë i kurseja dhe me lekët që mblodha bleva disa kaseta, i fusja në DVD dhe kërceja pas balerinëve që shikoja, kështu íllova të kërcej.
Në moshën 13 vjeçare u transferova në Tiranë dhe mora zanatin si berber bashkë me vëllain tim. Kthesa e madhe imja ishte kur unë nuk mora më pjesë në kërcimet e rrugëve. Një ditë më shkroi Albi Nako për t’u bërë pjesë e trupës së tij në ‘Dance ëith me’”, tha Lika.
Pas shkëputjes nga “Dance ëith me”, ai u rikthye sërish në vëmendjen e publikut përmes klipit të këngëtares Genta Ismaili. Si partner i këngëtares nga Kosova, balerini u duk shumë i afërt në lëvizjet sensuale.
“Genta Ismaili është shumë energjike, është e “çmendur” në kërcim njësoj si unë, kjo ka qenë edhe arsyeja se përse ne kishim kimi me njëri-tjetrin. Ajo ç’ka ka ndodhur jashtë kamerave gjatë xhirimit të klipit mbetet private përderisa nuk doli në videoklip” tha balerini. Lika rrëfeu po ashtu për “Jo vetëm modë”, festat që organizohen përtej skenës, pikërisht festat e beqarisë.
“Shoqëria merr një apartament me qira, apostafat për këtë festë dhe kurojnë çdo gjë. Asgjë nuk del jashtë shtëpisë. Unë kërcej dhe josh pikërisht personin që ka dasmën. Pak a shumë quhet striptizëm. Gjëja më ekstreme në një festë beqarie ka qenë kur më kanë mbuluar me shllak dhe ílluan të … (qesh)”, rrëfeu Lika.
Por, përveç qejít pa kontroll ka edhe nga ato festa ku argëtimi ka një kuí. Balerini është kontaktuar nga shoqet e këngëtares Xhensila Myrtezaj për të kërcyer në jahtin e beqarisë. Imazhet e tij pa bluzë bënë xhiron e rrjeteve sociale. Por, se çfarë ndodhi realisht atë ditë Lika e rrëfen për “Jo vetëm modë”.
pak fanatikë dhe e mendova se mos do vijë Besi dhe do na prishë gjithë atmosferën. Por, kjo gjë nuk ndodhi dhe mendoj se Besi është shumë liberal”, tha Lika.
“Xhensila shijoi pjesën e surprizës që iu bë, por për mendimin tim ajo nuk e shijoi kërcimin pasi ishte e shtangur ndaj meje nuk jepte atë që duhej. Ishte shumë e ngurtë. Ajo është ndër këngëtaret më të mira dhe unë kam shumë respekt për të. Por, ne që vijmë nga katuni jemi pak fanatikë dhe e mendova se mos do vijë Besi dhe do të na prishë gjithë atmosferën, Por, kjo gjë nuk ndodhi dhe mendoj se Besi është shumë liberal.
©