VIDEO/  Shihni ç’bën Bes Kallaku.  “Braktis” Ijen në Bubq dhe vesh uniformën e Bashkisë

Në vend të domateve, Bes Kallaku ka lënë sot tokën e tij në Bubq dhe u ka ardhur në ndihmë punonjësve të Bashkisë së Tiranës për shtimin e  sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet.

Aktori i njohur i humorit zgjodhi që të veshë çizmet dhe uniformën e punonjësve të Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë të reja, duke kontribuar në këtë mënyrë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm.

Ka qenë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ai i cili ka publikuar në Facebook videon ku nuk mungojnë notat e humorit me aktorin e dashur për shqiptarët. “I shkon Bes Kallakut uniforma e bashkisë?! Meqë domate nuk kishim, mbollëm disa pemë të tjera në Farkë”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video

Swiss Digital Mobile Reklama
Bes Kallaku dhe Erion Veliaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?