VIDEO/ “Të kam dashur vërtetë”, Efi e dehur i hidhet në qafë Luizit. Kiara ndiqte live skenën

Mbrëmë pas Prime-it, banorët shijuan një atmosferë me muzikë. Efi pas disa gotave u deh dhe pati momente pajtimi me Luizin. Ajo i tha ndër të tjera se e ka shumë xhan dhe se i uron fitoren më 6 Maj. Kurse Luizi u kujdes për të, pasi Efi nuk ishte në gjendje të mirë nga pija.

“Të kam dashur vërtetë”- tha në një moment Efi. Siç duket Efi tha në një moment pije atë që ndjente për Luizin. Ajo tentoi ta puthë, por Luizi e largon me lezet e me kujdes se e dinte se Kiara po e ndiqte live!

Luizi i ka dhënë zemrën Kiarës, ndaj nuk ka vend për “dy zemra”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?