VIDEO/ Tension që në natën në BBVA3, Rike dhe Ilnisa në përplasje fjalësh: Më qeshe në fytyrë

Mbrëmjen e së shtunës (13 janar) nisi edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”. 18 personazhe të njohur të botës së spektaklit, televizionit, sportit dhe jo vetëm, u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u bërë gati për të përballur sfidat e shumta që i presin.

Pjesë e këtij edicioni është edhe Rike Roci, bukuroshja shqiptare e cila është bërë e njohur nga paraqitja në kampionat evropian.

Duket se për Riken nata e parë nuk ka shkuar pa incidente, pasi pati një tension të menjëhershme me konkurrenten, Ilnisën. Sipas Rikes, Ilnisa i ka qeshur asaj në fytyrë, të cilën ajo e ka perceptuar si ironike dhe të pavënd.

Ky veprim ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga ana e Rikes, e cila nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësinë e saj ndaj asaj që e ka konsideruar një lloj talljeje. “Unë po bëja shaka, unë kam humor të zi”,-shpjegohet Ilnisa.

SHKARKO APP