VIDEO/ Tërmetet shkatërruese me 40 mijë viktima, Luizi mesazh për ndjekësit e tij: Ndihmoni Turqinë dhe Sirinë

Banorët e ”Big Brother Vip 2” në spektaklin e fundit, mësuan nga Arbana Osmani për tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, dhe u tronditën. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 40 mijë viktima.

Të gjithë banorët u përlotën dhe shprehën ngushëllimet e mesazhet e tyre për ngjarjen tragjike, por Luizi është i parë që foli sot për këtë temë dhe dha mesazhin e tij për të prekurit nga tërmeti.

Ai i bëri thirrje ndjekësve të tij që të japin ndihmën e tyre sa të munden. Sot Shqipëria është në ditë zie kombëtare.

SHKARKO APP