VIDEO/ ”U kërcënova se fola shqip”. Bebe Rexhës i ndalohet hyrja në avion, qan në aeroport

Të qenurit shqiptar i ka hapur punë në Mynih këngëtares Bebe Rexha. Ngjarja është një skandal i paprecedentë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është hasur me një bllokim në një nga fluturimet e kompanisë gjermane të fluturimit “Lufthansa”.

Ajo është ndaluar agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar. Rexha publikoi një video në InstaStory, ku shihej duke qarë me dënesë në aeroport.

”Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ”MDL Beast”, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles, kur ndodhi ky skandal.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi t’i marr emrin. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri. Ai nuk do të më dha emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve, i punësuar nga Lufthansa”, shkroi ajo në InstaStory.

SHKARKO APP