VIDEO/ ”Unë jashtë nuk do bëj lekë”, Erjola dhe Egla vijojnë diskutimet e forta në BBAV3
Konfliktet mes Erjolës dhe Eglës në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, nuk kanë të sosur. Gjatë një debati që shpërtheu, Erjola u ngrit në këmbë dhe iu drejtua Eglës me fjalë të ashpra, duke e akuzuar atë për dëshpërimin e saj për të marrë vëmendje.
Erjola: Të të vijë gjynah për veten.
Egla: Të isha si ty, pak krenari ka robi dhe nuk e pranon.
E gjitha kjo bisedë u zhvillua me tone të larta, ndërsa Erjola e akuzoi Eglën për sjelljen e saj gjatë festës.
Erjola: Ti çdo spektakël do ta prishësh. Ne ishim në festë, shkon dhe bën rrëmujë në lavanderi. Je e dëshpëruar, përpëlitesh si peshku pa ujë për një vëmendje.
Egla: Unë nuk do të bëj lek përjashta, ju do bëni, e vërtetë. Pse më keni fshehur rrobat në banjo?
Erjola: Të kanë prerë duart për sjellje. Nuk lejoj që të përplasësh gjëra për vëmendje.
View this post on Instagram