VIDEO/ Verbuese, Endi Demneri çon shqiponjën e artë në ”Miss Universe 2023”

”Verbuese”, kështu e cilësojnë mediat bukuroshen që përfaqëson Shqipërinë në ”Miss Universe”. Endi Demneri mbrëmjen e së enjtes çeli natën e veshjes kombëtare, bukurosha Endi Demneri në ”Miss Universe 2023”, që këtë vit po mbahet në El Salvador dhe nata finale është më datë 19 nëntor.

Shqiponja është simbol i fisnikërisë shqiptare dhe ngjyra e saj e artë përfaqëson begatinë dhe bukurinë e kombit. 25-vjeçarja ka shkëlqyer me këtë veshje kaq të magjishme dhe është në mesin e vajzave pretedente për të fituar këtë konkurs bukurie, më i rëndësishmi në botë.

Ajo konkuron me një kauzë të veçantë në ”Miss Universe”, një sëmundje të cilin e ka luftuar dhe kërkon që të ndihmojë edhe vajzat që preken. “Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten.

Ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet”.

SHKARKO APP