VIDEO/ Zbulohet frika më e madhe e Albërie Hadërgjonajt
Vite më parë për të është përfol për këngët, tekstet muzikën, por nuk është len anash dhe pamja, por vëmendja kryesore ka qenë vokali, kompozimi, kënga.
Ndërsa tani jo vetëm te Alberia, por te shumë figura publike ndodh kjo, vëmendja është e fokusuar se si duket dhe kush ka buzët, mollëzat, gjoksin, apo të pasmet më të bukura.
E komentuar tej mase është mamaja dhe gjyshja super seksi, ku lirisht mund të themi se po i sfidon edhe vajzat e saja me pamjen e lëre të tjerat. Këngëtarja flitet shumë për ndërhyrje, por ajo vazhdon jetën pa vrarë mendjen se çfarë thuhet për të dhe rreth saj.
Ka kohë nuk ka konkretizuar ndonjë projekt por ka qenë e angazhuar nëpër shumë mbrëmje të ndryshme muzikore. Në ‘Instagram’ është shumë aktive, së fundmi ka sjell disa video, ku si duket Albëria ka dalë për të bërë blerje ushqimore. E ndër to dhe fruta deti. E kështu trembet ajo nga këto gjallesa e më konkretisht nga një gaforre.