Vikena rrëfen kujtimet me kompozitorin Agim Krajka: Kohët e fundit tregonte çdo gjë
Miqtë dhe kolegët e Artistit të Popullit ndajnë kujtimet me Agim Krajkën. “Kohët e fundit thoshte çfarë mendonte. Në fakt gjithnjë e shprehte çfarë mendonte por kohët e fundit më shumë, thoshte çfarë ndjente”, thotë Vikena Kamenica.
Këngëtarja tregon çfarë e shqetësonte artistin. ”Mediokritetin e kishte dhimbje. Faktin që të gjithë po quheshin artistë, dhe ata që bëjnë këngë por që nuk janë këngëtarë”.
Agim Krajka ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pas viteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.
Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. Mbrëmë, Ulis Krajka njoftoi ndarjen nga jeta të babait të tij.