Vildane Zeneli: Në Kosovë kam përjetuar luftën, në SHBA terrorizmin
Vildane Zeneli është një prej modeleve shqiptare më të kërkuara në Amerikë e që asnjëherë nuk heziton që të flasë rreth jetës personale dhe asaj profesionale. Ajo ka rrëfyer për periudhat e vështira në jetën e saj.
E ftuar në rubrikën “Kutia e Pyetjeve” në Prive, supermodelja i është përgjigjur pyetjes “Periudha më e vështirë e jetës?”, ku ka treguar disa momente të vështira që ka përjetuar ndër vite përfshirë këtu edhe sëmundjet e nënës dhe të babait.
”Unë kam pasur disa periudha të vështira të jetës, besoj që disa prej ju e dini që unë kam lindur në Prishtinë dhe kur kam qenë e vogël e kam përjetuar luftën, në Amerikë e kam përjetuar terrorizmin, mandej nëna ime ka pasur kancer në gjoks kam shpenzuar shumë kohë kam qenë 14, 15-vjeçe ashtu kam shkuar në shkollë menjëherë pas shkollës te nëna, kam mësuar në spital, kam fjet gjithë natën dhe të nesërmen kam shkuar në shtëpi vetëm të ndërrohem dhe kam vazhduar prapë për në shkollë, kam bërë të njëjtën gjë derisa i ka kaluar nëna kimioterapitë”.
Vildane po vazhdon të jetë shumë e angazhuar dhe mjaft e kërkuar në fushën e modelingut në Amerikë.