Vilma Masha rrëfen për herë parë historinë e dashurisë
Vilma Masha, një nga figurat më të njohura të Digitalb, gjithmonë ka preferuar të mbajë një profil të ulët sa i përket jetës së saj private. Megjithatë nuk ka ngurruar të ndajë disa detaje të saj, me Arjolën. E ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”, Vilma ka folur për herë të parë për lidhjen e saj të dashurisë edhe pse pranon se nuk ka kërkuar asnjëherë vëmendjen nga portalet.
“Nuk preferoj të jem në qendër të vëmendjes për jetën time private. Mendoj se nëse dëshiron, në një vend si ky i yni mund të bëhesh protagonist sa hap e mbyll sytë, megjithatë përsa kohë që këto lajme boshe s’më gjenerojnë të ardhura, atëherë nuk kam pse e vendos veten në fokus!”-tregon Vilma.
E ndërsa Arjola e pyet në lidhje me historinë e saj të dashurisë, Vilma tregon: “Po, kam një lidhje prej disa kohësh, më shumë se tre vjetësh tashmë. Po nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes, sepse as partnerit tim nuk i pëlqen kjo gjë.”
Por si janë planet e së ardhmes? Pyetjes së moderatores nëse kanë ndërmend të krijojnë familje, me humor Vilma i përgjigjet: “Ashtu janë planet, duke qenë se edhe unë nuk jam më e vogël… Po patjetër, besoj që në një lidhje të konsoliduar gjërat vijnë gradualisht. Them besoj, sepse nuk jam natyrë që eci me plane dhe me përcaktime!”/intv/