VIP-at me këngë apo festë me 14 Shkurt
Leonida Marjakaj: “Ne me 14 Shkurt do të këndojmë në dasëm, kështu kishte dëshirë çifti që do martohet që me këtë datë ta bëjnë dasmën. Kurse unë dhe Martini do festojmë më 15”.
Të gjithë të paktën një herë i kanë kënduar bukur dashurisë, e të gjithë të paktën një herë kanë dashuruar me të vërtetë, madje disa prej tyre ka kohë që e kanë gjetur njeriun e tyre të zemrës, pavarësisht se duke qenë personazhe publikë e mohojnë këtë fakt dhe nuk janë dakord ende me fjalën e urtë popullore që thotë “Kur njeriu dashuron nuk ka frikë”. Fjala është për këngëtarët tanë shqiptarë të cilët mezi presin të kenë një ftesë për të kënduar qoftë edhe në ditën e të dashuruarve, që ndryshe quhet në legjendën e lashtë “Shën Valentini”. Dikush me njeriun e tyre të zemrës që e kanë edhe koleg artist, e dikush mjafton me shprehjen se “do të argëtojë publikun” kështu tregojnë për “Bota sot” disa nga këngëtarët e njohur shqiptarë kur ne i pyesim se a do ta festojnë apo do të jenë duke kënduar për 14 Shkurt?
Gjyste Vulaj: “Me 14 shkurt edhe këtë vit do këndoj në Athinë, muaji shkurt për mua është i ngarkuar shumë me punë sepse nga 15 shkurti e deri me 28 shkurt këndoj nëpër Europë për festen e 17 shkurtin (pavarësinë e Kosovës)”.
Rovena Stefa: “Shën Valentini këtë vit do të më gjejë në Austri ku ashtu si çdo Shën Valentin unë do të këndoj në vend të festimit. Megjithatë do të jem shumë e lumtur të shoh atdhetarët e mi të gëzohen me muzikën time.
Arta Bajrami: “Edhe unë do të këndoj në Zvicër”
Genc Prelvukaj: “Unë nuk kam feste fillimisht se nuk jam në lidhje. Jemi në negociata për një koncert në këtë datë.
Big Mama: “S’kam me kë ta festoj, do ti argëtoj të dashuruarit duke ju lakmuar”.
Enca Haxhiaj: “Do të jem duke e djegur në “Rinora 4”, kam koncert domethënë”.
Fjolla Morina: “Do të jem duke kënduar edhe unë”!
Leonida Marjakaj: “Ne me 14 Shkurt do të këndojmë në dasëm, kështu kishte dëshirë çifti që do martohet që me këtë datë ta bëjnë dasmën. Kurse unë dhe Martini do festojmë më 15”.
Albana Mesuli: “Unë do jem duke kënduar, por dhe do festoj me datën 14 shkurt gjithë ditën, domethënë këngëtarët i shfrytëzojnë këto festa sepse ka shumë organizime’.
Ertila Koka: “14 shkurti është ditë e shënuar për të dashuruarit. Si gjithmonë do ju fal dashuri publikut që do vij për të më dëgjuar, pasi do jem në punë. Duke qenë se jam e dashuruar edhe unë do ta festoj si gjithë të dashuruarit e tjerë me dashurinë time, ‘with my baby’.
Adelina Emini: “Unë do të festoj me adhuruesit e mi, duke kënduar”.
Burim Hoxha: “Unë do ta festoj së bashku me Dafinën, besoj do të shkojmë në Tiranë ose në Prishtinë”.
Mira Janji: “Unë do të jem në Shqipëri duke kënduar”/BS/