VIP-at shqiptarë e të huaj që s’kanë ose s’duan të kenë rrjete sociale
Siç mund ta keni lexuar, Vesa Luma rrëfeu përmes një postimi në Instagram se ka në plan të largohet nga rrjetet sociale, duke iu bashkruar kështu Channing Tatum, si një mënyrë për të gjetur paqe dhe qetësi si edhe për t’u frymëzuar.
Një tjetër personazh i njohur shqiptar, Albano Bogdo tregoi se nuk ndihet mirë duke qenë “skllav” i parave, teknologjisë dhe famës, të cilat për të janë të parëndësishme në jetë. “Dua t’ju them diçka që me siguri që shumë prej jush s’ka pse t’u interesojë dhe jam e sigurt që s’do t’u interesojë, por unë do t’jua them gjithsesi. Që nga sot, kam vendosur t’i zhduk të gjitha rrjetet sociale dhe mjetet elektronike të komunikimit, përfshirë Facebook, Messenger, WhatsApp, Instagram, internetin vetë. Madje do të fik dhe telefonin për një kohë shumë të gjatë. Kam vendosur të dal dhe ta jetoj jetën sepse mendoj se jemi bërë skllevër të vërtetë të teknologjisë. Nuk e di se çfarë do bëj”,-u shpreh ai në një video në Instagram.
Ndonëse kanë 15 vite shoqëri, Vesa që tani po i jep të drejtë nuk e bindi Jehona Sopin të hapë Instagram. Flor Mumajesi ka Instagrampor dukshëm nuk i pëlqen fare. Postimi i tij i fundit daton më 8 prill. Nuk janë të paktë personazhet që nuk kanë rrjete sociale, sado që përtej tyre janë të sukesshëm, si për shembull Bradley Cooper.
Jennifer Lawrence – “S’do të hap kurrë një Twitter. S’jam shumë e zonja me telefonat e teknologjinë,” tha aktorja për BBC Radio 1. “Mezi përballoj emailet, Twitteri më duket i paperceptueshëm”.
Keira Knightley – “Hapa një Twitter për 12 orë dhe u tmerrova,” tha ajo në The Jonathan Ross Show. “S’postova asgjë dhe ishte një llogari false. Por ngaqë më ndoqi Chlow Grace Mortez, filluan të më ndiqnin pafund njerëz. Postova ‘Po pi një filxhan çaj tani,” dhe u tremba nga reagimet”.
Scarlett Johansson – “Nuk kam Facebook apo Twitter,” tha Johansson për Intervieë. “S’më vjen ndërmend asgjë që do të doja të bëja më pak sesa të postoja detaje të jetës sime personale rregullisht”.
Jennifer Aniston – “Isha kaq e stresuar por djersija,” tha Aniston për periudhën që postoi në llogarinë e kompanisë së saj, Living Proof. “Kur shoh fëmijë me fytyrën në telefon gjithë kohës, më vjen keq”.
George dhe Amal Clooney – “Mund të them diçka idiote dhe s’mendoj se duhet të jem aq lehtësisht i arritshëm”.
Burimi: Anabel