Virale në TikTok, Hati: Erdha me “Porsche-in” që ma dhuroi Jashari famshëm. Plazhin e shijoj më shumë se…

Influencerja e njohur Hati Brika, e cila është virale në TikTok në një intervistë për “Pushime on Top”, nga qendra më e re tregtare në jug, tregon se është e apasionuar pas detit. “Kam një lidhje shumë të fortë me detin, më pëlqen dhe e ndiej veten shumë rehat. Jam goce nga Durrësi, këtu do më gjenit patjetër”, u shpreh ajo.

E pyetur se kush e solli me makinë, ajo si çdo herë nuk la pa përmendur bashkëshortin e saj, duke thënë: “Me ‘Porsche-in’ që e kam dhuratë nga Jashari i famshëm”. Nga ana tjetër, e shumëkomentuar për jetën e saj luksoze, por edhe me aktivitete që nuk e pengojnë edhe pse e përkushtuar ndaj fesë ismale, ajo foli pak edhe për paragjykimet nga të tjerët.

“Në plazh shkoj me veshje apostafat, që uji thahet më shpejt, me veshje najloni. Nuk e kam problem, disa njerëz e shikojnë shumë të çuditshme dhe nuk i vë faj se nuk ka shumë në Shqipëri, por e shijoj më shumë se të tjerët ndoshta, por më pëlqen edhe kështu”, tregon Hati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?