“Virusi është gënjeshtër”, artistja i drejtohet këngëtarit Tahiri: Kjo është jeta ime që tre javë, po kërkoj insulinë për babanë

Deklarata e këngëtarit Labinot Tahirit për koronavirusin pak kohë më parë, ku shprehej se virusi është “një gënjeshtër” bëri bujë në media dhe siç duket ende nuk është harruar.

Së fundmi Arta Jashari, soprano dhe vajza e Baki Jasharit, kompozitor i njohur në Kosovë, ka reaguar publikisht për të atin që është infektuar nga virusi dhe i ka drejtuar edhe një mesazh këngëtarit Tahiri, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Arta tregon se virusi jo vetëm që nuk është gënjeshtër, por prek dhe njerëzit pranë teje, pasi COVID-19 ka prekur dhe të atin, për të cilin po kërkon dhe insulinë.

“Hajde Lab, ma këndo ndonjë këngë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jam solokëngëtare /muzikante, sikur ti – veç me 3 diploma, 2 prej tyre evropiane. E kam lënë karrierën në Berlin për të kontribuar për Kosovën. Sonte kam dalë me lypë një copë letre për të siguruar insulinë për drejtorin, dirigjentin, kompozitorin, Baki Jashari – babain tim, si qytetar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Arta.

SHKARKO APP