Virusi i merr jetën këngëtarit, fitues i tre çmimeve Emmy

Një tjetër yll botëror është shuar nga virusi vdekjeprurës. Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 52-vjeçare këngëtarit dhe tekst shkruesit të njohu amerikan Adam Schlesinger. Fituesi i tri çmimeve Emmy ka qenë duke marrë trajtim për CoVid-19 me ndihmën e ventilatorit dhe nuk ka mundur që ta fitojë këtë betejë. Ai njihet me shumë për tekstin e këngës “Stacy’s Mom”, një hit i dekadës së kaluar në SHBA.  Nga ana tjetër, ai është fitues i çmimit Grammy teksa ka qenë i nominuar edhe për çmimet Academy, Tony dhe Golden Globe Awards. Vdekja e tij u konfirmua nga Chris Carrabba i grupit Dashboard Confessional. “Unë po gjej dot fjalët e duhura”, shkroi ai në Tweet-er. “Shoku im i dashur Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga COVID-19”.

SHKARKO APP