Vjen së shpejti “Rambo 5” dhe i fundit

Aktori Sylverster Stallone ka njoftuar se do të xhirojë kapitullin e pestë dhe të fundit të veteranit të luftës së Vietnamit, John Rambo. Përveç se protagonist kryesor, aktori i njohur në këtë episod, i titulluar “Rambo: Last Blood”, do të jetë edhe regjisor.

Filmi i fundit mbi heroin e luftës daton në vitin 2008, që në atë kohë arkëtoi 113 milionë dollarë në të gjithë botën. Që atëherë Stallone ka shprehur disa herë planet e tij për ta nxjerrë personazhin në pension, por duke i dhënë edhe një shans të fundit.

Gjithashtu, përmes rrjeteve sociale, aktori, tashmë në moshë të thyer, ka njoftuar se do të shkojë në Filadelfia për të interpretuar për herë të shtatë rolin e Rocky Balboa.

Megjithatë, këtë herë ai nuk do të jetë boksier, por trajneri i nipit të Apollo Creed, rivali historik i Balboa në “Rocky” dhe “Rocky II”.

 

Një tjetër angazhim kinematografik i Stallone do të jetë edhe filmi biografik “Gregory ‘the Grim Reaper’ Scarpa”, ku Sly do të interpretojë mafiozin e njohur me të njëjtin emër.

SHKARKO APP