Vrau të dashurën, mijëra persona kërkojnë që ylli i rrokut të zhduket nga festivali

Një yll rroku francez që përfundoi në burg para disa kohëve sepse vrau të dashurën e tij ka anuluar disa performanca festivali, pasi u përball me një reagim të ashpër. Bertrand Cantat u dënua me 8 vite burg, sepse rrahu për vdekje aktoren, Marie Trintignant, por u lirua pas 4 vitesh dhe iu rikthye muzikës. Në një peticion të firmosur nga 75 mijë persona kërkohet që performanca e tij në maj të anulohet. “Duke ftuar Bertrand Cantat, ju nxisni dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave”, lexohej në peticion. Gjithcka ndodhi pas protestave kundër dhunës së femrave. Cantat është ish-solisti i bandës “Noir Désir”, një prej më të suksesshmeve në vend.  Ngjarja tragjike, ku aktorja franceze Marie Trintignant humbi jetën ndodhi në dhomën e një hoteli në Lituani në vitin 2003. Vrasja u konsiderua si një ngjarje tronditëse në Francë në atë kohë, por ai u lirua në vitin 2007. Cantat i rikthye muzikës, duke sjellë një album të ri në vitin 2013. Ka patur polemika të mëdha për të, përfshirë dhe karrierën e tij artistike si solist. Kështu, të hënën ai lajmëroi se do anulojë të gjithë koncertet e tij, derisa të përfundojnë këto komente dhe ngjarje.  “Papillons de Nuit Festival” është shfaqje e përvitshme që mbahet në Francë për tre ditë me radhë.

Rezultate imazhesh për Bertrand Cantat & Marie Trintignant

SHKARKO APP