Vritet dhe hidhet në lumë muzikanti i njohur

Vritet dhe hidhet në lumë muzikanti i njohur.

Një grup personash kanë vrarë një turist britanik në Gjeorgji dhe trupin e tij më pas e hodhën në lumë.

Turisti në fakt ishte muzikanti i njohur britanik Thomas Kennedy.

Ai u hodh në lumin Mtkvari pranë fshatit Kvakhvreli në Gori, tre ditë pasi dyshohet se u vra nga një grup prej pesë gjeorgjianësh.

Giorgi Balashvili, 28 vjeç, së bashku me miqtë e tij Giorgi Okhanashvili, 17 vjeç, Giorgi Kareli, 20 vjeç dhe Zura Palavandishvili, 19 vjeç, u arrestuan nën dyshimin e vrasjes së bashku me Vasil Okropiridze, 24 vjeç, të cilët mohuan çdo pjesë në komplot.

Kennedy mendohet se ishte ftuar për të pirë nga autorët mirëpo pas bisedave përfunduan duke pasur mosmarrëveshje e cila çoi deri në vrasjen e muzikantit.

SHKARKO APP