Vritet me armë reperi amerikan, ishte në një festë private

Ishte në një festë private, por një sulm me armë i mori jetën reperit të njohur amerikan, Takeoff, nga grupi Migos. Policia konfirmoi se 28-vjeçari ishte qëlluar në një sallë boling, ku po luante bashkë me xhaxhain e tij dhe pjesëtarin tjetër të grupit, Kuavo.

Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen. Takeoff, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Ball, është qëlluar në kokë.

I lindur në Lorensvill (Lawrenceville), Xheorxhia, Takoff e nisi karrierën me xhaxhain e tij Quavo në vitin 2008. Famën e fituan pesë vite më vonë me këngën “Versace”. Një tjetër këngë e famshme e tyre ishte “Bad and Boujee” e publikuar në vitin 2016.

Grupi Migos ka publikuar një sërë hitesh dhe konsiderohen si grupi me ndikimin më të madh në kategorinë e tyre muzikore.

SHKARKO APP