Weinstein mohon akuzat e Nyong’o për ngacmim seksual
Harvey Weinstein ka mohuar akuzat e Lupita Nyong’o për ngacmim seksual.
Pak ditë më parë aktorja tha se edhe ajo ishte një ndër viktimat e Harvey Weinstein për ngacmim seksual, ndërsa ky i fundit përmes një deklarate nga përfaqësuesi i tij , ka mohuar këtë akuza.
‘Weinstein beson se Lupita është një aktore e shkëlqyer dhe një forcë e madhe për industrinë. Vitin e kaluar ajo i dërgoi ftesë personale Weinstein për ta parë atë në ekspozitën e saj, nuk ka asgjë të vërtetë në atë që pretendohet nga aktorja” tha përfaqësuesi i Harvey në një deklaratë.