West: Dashuroj siluetën e Kim
Gjatë muajit shtator, çifti i famshëm Kim Kardashian dhe Kanye West do të jenë në kopertinën e revistës Harper’s Bazaar. Fotoja e parë dhe disa deklarata të tyre janë zbuluar që tani. Është folur për dashurinë e tyre për fotot dhe selfie-t nudo të Kim-it. “Unë e dashuroj një selfie në pasqyrë”, ka thënë Kim Kardashian. “Unë i dashuroj selfie-t e saj nudo. Për Kim është e rëndësishme të ketë siluetën e saj. Të mos shfaqet ajo, është sikur Adele të mos këndojë”, ka thënë Kanye West.