West shpreh dëshirën për 7 fëmijë, tronditet Kim
Kanye West dëshiron të ketë një total prej shtatë fëmijësh me bashkëshorten Kim Kardashian.
Dëshirën e tij reperi ia shpehu presidentit të Ugandës, Yoweri Museveni pasi ai vizitoi Dhomën e Shtetit në Entebbe të hënën.
Kim, e cila mbush 39-vjeç të dielën, dukej e tronditur nga lajmi.
Çifti tashmë ka tre fëmijë: North, pesë vjeç, Saint, dy vjeç dhe Çikago, vetëm nëntë muajshe.
Kur presidenti e pyeti se sa fëmijë kanë, Kanye iu përgjigj: “Ne kemi tre.”
Ndërsa shtoi: “Por do të dëshiroja të kishim shtatë.”
Por ylli i televizioneve e cila dukej e tronditur nga përgjigja e bashkëshortit fillimisht heshti por pastaj shtoi: “Nuk do të doja të kisha 7 fëmijë.”
KOHA JONË SONDAZH

