William dhe Kate, super të acaruar nga shakaja në “BAFTA Awards”

Për këdo që nuk është përditësuar me informacionet e fundit, princi William dhe Kate Middleton qenë të pranishëm në ndarjen e çmimeve BAFTA, ku u përballën me disa shaka për princ Harry-n dhe Andrew-n, siç duket pa pikë kuptimi.

Sipas burimeve të cilat folën për Fox News, “u teprua me komentet” për aq kohë sa yjet e kinemasë harruan që kishin përballë dukën e Cambridge-it. Personi që siç duket ofendoi më shumë mbretërorët ishte shaka e Rebel Wilson, e cila tha: “Është me të vërtetë kënaqësi të jesh këtu në Andrew mbretëror…uh, Harry mbretëror, jo, në këtë pallat mbretëror”.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, William dhe Kate shfaqen duke buzëqeshur, por dukshëm vihet re sikleti i tyre. Ju kujtojmë që si Harry ashtu edhe Andrew i kanë sjellë mbretërisë jo pak probleme, përkatësisht me Harry-n dhe Meghan-in që hoqën dorë nga detyrat mbretërore dhe me skandalin seksual të princit Andrew.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Rebel Wilson steals the show with HILARIOUS unexpected BAFTA 2020 speech - BBC

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?