WOW! Dua Lipa bën realitet ëndërrën. Këngë me divat (FOTO)

“Një ëndërr e bërë realitet” e ka cilësuar Dua Lipa bashkëpunimin e saj që nuk është fare i zakontë, përkundrazi bëhet fjalë për dy emra të fuqishëm të muzikës Madonna, mbretëresha e popit dhe Missy Elliott, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës rep.

Bashkëpunimi do të jetë një remiks i këngës “Levitating” të Duas, e cila për herë të parë u publikua në prill të vitit 2020. Remiksi është punuar nga The Blessed Madonna, DJ amerikane e cila më parë njihej si The Black Madonna.

Versioni i ri i “Levitating” do të publikohet më 14 gusht. Kujtojmë se në fillim të korrikut, menaxheri i Duas, Ben Mawson, deklaroi për Music Week ”Albumi Future Nostalgia është ndikuar shumë nga energjia dhe ndjesia që këngët e Madonna-s përcjellin. Madje ne po mundohemi të bindim Madonna-n për të bashkëpunuar me Dua-n”:

SHKARKO APP