Xhaka me këpucë speciale, thirrje për femrën (FOTO)

Zvicra do të përballet sot me Hungarinë në një ndeshje mjaft të rëndësishme. Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka bërë të ditur se për këtë ndeshje do të paraqitet me këpucë sportive të veçanta.

Ai në rrjetet sociale ka publikuar disa fotografi, ku shihet me këpucë me ngjyrë rozë. E tëra kjo në kuadër të muajit rozë, duke u solidarizuar me ata dhe ato që janë të prekur me kancerin e gjirit.

“Kanceri i gjirit është një sëmundje e tmerrshme që prek familjet e tëra. Jo vetëm gratë, por edhe fëmijët, burrat, nënat dhe baballarët në shtëpi. Ajo merr forcë dhe guxim të madh, për të shkuar në luftë me armikun e tillë. Prandaj, me krenari do t’i përdori atletet e tilla”, ka shkruar Xhaka.

SHKARKO APP