Xhaketa e Michael Jackson del në ankand
Xhaketa e zezë prej lëkure e Michael Jackson, që mbajti veshur në turneun e tij të parë solo do të dalë në ankand në nëntor. Vlera e saj mund të shkojë deri në 100.000 dollarë.
Shtëpia e ankandit Julien tha se i ndjeri e veshi xhaketën, në shpinën e së cilës gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm prej argjendi, nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989.
Xhaketa, me zinxhirë të shumtë e kopsa, është një nga më të njohurat e këngëtarit, së bashku me xhaketën kuq e zi të ‘Thriller’ që u shit në ankand për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011.
Mbreti i popit vdiq papritur në moshën 50-vjeçare në vitin 2009 në Los Anxhelos nga një mbidozë aksidentale e anestezisë, që ai e përdorte për të fjetur gjumë.
Xhaketa ‘Bad’ është nxjerrë në shitje nga biznesmeni dhe filantropisti nga Teksas, Milton Verret, së bashku me 100 sende të tjera nga koleksioni i tij.
Verret gjithashtu është pronar i xhaketës së ‘Thriller’, por nuk do e nxjerrë në ankand.

KOHA JONË SONDAZH

