Xhelozi mes Kate Middleton dhe vjehrrit
Hipoteza është hedhur nga një sit, Parentherald.com, por kjo i mjafton kureshtarëve për të ngritur mbi bazën e saj një skenar dhe në mes qëndron froni, aq i lakmuar si për Charles, trashëgimtari direkt si djali i mbretëreshës aktuale Elizabeth, aq edhe nga William, nipi dhe njëkohësisht djali i madh i Charles. Ndërsa Charles duke u bërë mbret trashëgimtar i fronit siguronte një titull edhe për gruan e tij, Camilla. William do ta dëshironte këtë për Kate-n e tij, e cila ndryshe nga Camilla është shumë më popullore dhe e dëshiruar nga populli. Dhe kjo falë bukurisë dhe pamjes së saj, por edhe për frymën e re që ka sjellë në pallat dhe shijet e spikatura për modën. Ndërkohë, pavarësisht thashethemeve, Kate dhe William janë duke u përgatitur për një tur të radhës vizitash në Kanada, ku janë parashikuar takime të shumta, përfshirë kryeministrin kanadez, Justin Trudeau me bashkëshorten, akademikun e njohur David Lloyd Johnston etj..