Xhelozia e Xhensilës për Bes Kallakun: Si të thotë ajo t’hongsha buzën?
Aktori i njohur, Bes Kallaku ka qenë i ftuar në një intervistë në ‘Thumb’ ku ka folur rreth jetës së tij private. Ndër to, ka treguar edhe rastin kur e dashura e tij, Xhensila është treguar shumë xheloze për një zonjë, të cilën Besi e ndihmon ekonomikisht.
“Unë ngaqë jam një lloj njeriu i ndjeshëm, ndihmoj dhe njerëz. Psh ka disa familje dhe njerëz të vecantë që unë i kam lidhur një pension ose rrogë mujore nga të ardhurat e mia. Një nga këto është edhe Sania e kombinatit që unë e dua shumë fort. Unë isha shtrirë me Xhensilën dhe më bie një numër telefoni. Xheni ishte ngjit me mua dhe unë e kisha shkruajtur Sania, edhe hap telefonin,” – tha Besi ndërsa tregon skenën e xhelozisë.
Sania: O shpirt, ta hongsha gushën, ta hongsha buzën, ta hongsha zemrën.
Besi: Hë mo zemra.
Xhensila: Kush është kjo? Se dëgjohet telefoni, do s’do.
Besi: Sania.
Xhensila: Kush është Sania?
Besi: Nuk e njeh.
Xhensila: Si t’thotë ty kjo kshu? Kush t’flet ty kshu? Cfarë do të hajë ajo? Unë do ta haj atë, do ta haj të gjallë.
Më pas, kanë gjetur një mënyrë për të zgjidhur konfliktin dhe për të hedhur pas xhelozinë e Xhensilës duke e takuar me Sanien.