Xheneta humb pëlqimin për Gjestin: Kam nevojë për një burrë, jo një njëri që veç qeshet
Në një diskutim me banorët, Xheneta ka ndarë pakënaqësitë e saj ndaj veprimeve të Gjestit. Banorja e BBVK3 duket e zhgënjyer për shkak të disa fjalëve që ka thënë, të cilat siç shihet nuk po i pëlqejnë. Ajo thotë se dëshiron të ketë në krah një partner më serioz. ”Dua një partner që fjala e tij të ketë shumë peshë, e jo që qeshet”, u shpreh ajo. E njëjta u bazua edhe në lidhjen e mëparshme që kishte me një djalosh turk, të cilin e kishte akuzuar edhe për dhunë. ,Pritet të shihet në vazhdim se si po vijon kjo marrëdhënie e dyshes së njohur.