Xheneta i publikoi përgjimet, Driloni e çon në gjyq

Drilon Rama ka angazhuar një avokat për të ndërmarrë masa ligjore kundër Xheneta Fetahut, pas publikimit të disa incizimeve private mes tyre.

Publikimi ka dëmtuar imazhin dhe dinjitetin e fituesit të ”Big Brother Kosova Vip 3”, ndaj kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndjekur çështjen.

Nga ana tjetër, Xheneta pretendon se publikimi i këtyre regjistrimeve ishte një akt mbrojtës, pasi ajo është ndjerë e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij.

Ky konflikt ka ndezur debate të shumta në rrjetet sociale, me ndjekësit e ndarë në mbështetje të njërës apo tjetrës palë, ndërsa pritet të shihet se si do të vijojë kjo çështje në aspektin ligjor.

SHKARKO APP