Xheneta thumbon Eglin: Suksesi i jetës me e lut një mashkull me të puth

Xheneta Fetahu ka hedhur një thumb ndaj Eglit. Ajo ka postuar një moment nga bisedat mes Gjestit dhe Eglit, duke diskutuar me tone të përziera. ”Hapur i ke bërë gjërat para kamerave”, i thotë Egli, ku i referohet sjelljes së tij gjatë kohës kur kishte një lidhje me Xhenetën.
Egli e ka pyetur Gjestin se përse nuk ishte treguar po aq i afërt edhe me të, siç kishte qenë më herët me Xhenetën. Në përgjigje, Gjesti është dëgjuar duke thënë: ”Nuk pyetet njeriu se çfarë ka qenë, por se si është tani”.
Xheneta nuk ngurroi të komentojë me një shënim thumbues, që shihet si një goditje e qartë ndaj Eglit. Në mbishkrimin e saj në Instagram, Xheneta shkroi ”Suksesi i jetës, me e lut një mashkull me të puth”.