Xheni i jep fund një herë e mirë: Benardin nuk e njoh më

Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi ishin një nga çiftet më të pëlqyera të ‘Big Brother Albania 9’.

Lidhja e tyre vazhdoi dhe pas daljes nga ky ‘reality show’, por më pas çdo gjë mori fund.

Pavarësisht kësaj dyshja vazhduan të përfliteshin shumë dhe shpesh herë u aludua edhe për një rikthim të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por tashmë dihet se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar dhe secili prej tyre jeton jetën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ndarjes Xheni është ajo e cila ka dhënë më shumë detaje nga marrëdhënia dhe është sërish ish-banorja e cila nëpërmjet një përgjigjeje në ‘Instatory’ tregon se me Benardin çdo gjë ka marrë fund dhe tanimë ajo e ka ‘fshirë’ nga jeta e saj këtë histori dashurie.

Fansat e kanë pyetur nëse e do më Benardin dhe Xheni ka thënë se nuk njeh më një person me këtë emër.

Kujtojmë se së fundmi, Xheni është rikthyer në Itali për të qëndruar pranë familjes së saj.Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?