Xhensila dhe Besi duan edhe një tjetër fëmijë por…

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

E vogla e shtëpisë tashmë është tre vjeç e nisur nga kjo fansat e aktorit dhe këngëtares kanë nisur të pyesin nëse çifti më i dashur i publikut ka në plan të zgjerojë familjen.

E ftuar ditën e djeshme tek “Rudina”, Xhensila tha se ka shumë dëshirë që t’i dhurojë një motër ose një vëlla Ajkës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Që do shtohet, sigurisht, por ende nuk kemi ndonjë plan. Kurdo që të vijë, është i mirëpritur…”,- u përgjigj ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpo, kur vjen puna tek gjinia e bebushit, Xhensila dhe Besi i kanë rrugët e “ndara”.

Kjo sepse, aktori i humorit dëshiron të bëhet baba i një djali, të cilin mund ta kthejë në një shok shumë të mirë për veten, ndërsa nga ana tjetër, Xhensila dëshiron një vajzë, që do të bëhet motra e Ajkës, shkruan panorama.

“Besi këtu është tipik shqiptar, ai do djalë, ndërsa unë dua që Ajka të ketë një motër, sepse kam parasysh edhe lidhjen që kam unë me motrën…”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?