Xhensila flet për detajet e dasmës, ceremoni përrallash
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka folur për herë të parë rreth detajeve të dasmës së saj me artistin e humorit Besart Kallaku, në portalin Lajmi.net. Xhensila konfirmoi se do të jenë në fakt dy dasma dhe kjo për arsye se janë shumë të ftuar dhe nuk mund të mblidhen vetëm në një ceremoni.
“Ne po përgatitemi, është një gjë e bukur të merresh me diçka që e ke ëndërruar që fëmjë. Unë dhe Besi po përkushtohemi edhe pse kemi shumë angazhime”,-u shpreh ajo..
Fustanin e nusërisë ia kam besuar Valdrin Sahitit dhe “Altarit”. Në këtë ditë shumë të rëndësishme për mua, për flokët dhe grimin do të kujdesen Sellma dhe Kaci. Dekori do të jetë nga “Geraldina Sposa”. Uroj të shkoj gjithçka mbarë. Në fakt do të jenë dy dasma, sepse është e pamundur të gjesh një vend që t’i zërë të gjithë ata njerëz që na duan dhe na kanë mbështetur gjithmonë.
Njëra dasmë do të jetë me familjet dhe fisin, kurse tjetra me shoqërinë dhe njerëzit që na kanë ndihmuar në gjithë rrugëtimin e jetës sonë”,-tha Xhensila.