Xhensila me këpucët e Hirushes në dasëm? Çmimi i tyre marramendës (FOTO)

Dasma e Besit dhe Xhensilës është afër. Çifti nuk ka dashur të tregojë datën por ka zbuluar se do të bëhet këtë verë. Përgatitjet për dasmën kanë nisur dhe kjo shihet nga postimet e Xhensilës e cila disa ditë më parë po zgjidhte fustanin në atelien e Valdrin Sahitit. Ndërsa sot këngëtarja ka zgjedhur këpucët. Nga një video e postuar në Instastory shihet se Xhensila ka zgjedhur këpucët e Hirushes. Këto këpucë me kristale dizenjuar nga Jimmy Choo kushtojnë 3,495 euro.

SHKARKO APP