Xhensila Myrtezaj dhe Irkenc Hyka sjellin baladën e verës
Producenti i njohur, Irkenc Hyka ka publikuar projektin e ri muzikor ‘Si të jem mirë’ në bashkëpunim me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Ata kanë ardhur me një baladë dashurie, për tekstin e së cilës është kujdesur Petro Xhori. Duket se ky sezon veror ka bashkuar artistat, pasi kanë ardhur në treg shumë bashkëpunime, të cilat janë kthyer në hitet e këtij viti.
Xhensila është shfaqur shumë joshëse, e veshur me të kuqe teksa këndon nën rrezet e diellit ndërsa bien në sy format e saj.