Xhensila Pere: Më pëlqen të luaj filmin e parë porno në Shqipëri!
Xhensila Pere, fituesja e spektaklit të kërcimit “Dance with me” është vënë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë lidhur me skenat e nxehta në “reality show” dhe skenat erotike me ish-të dashurin për Shën Valentin.
Së fundmi, në një intervistë për Panorama, Pere ka shprehur dëshirën për të luajtur në një film me pullë të kuqe.
Intervista
Në një intervistë je shprehur se do e pranoje një rol me pullë të kuqe në kinema. Është aktrimi ambicie e jotja dhe cilin do të preferoje si partnerin e duhur, pra, një aktor shqiptar?
Aktrimi është një fushë që akoma nuk kam eksperimentuar dhe më intrigon. Mua më pëlqen të rrezikoj dhe të luaj në limite, ndaj do e pranoja këtë rol. Për sa i përket partnerit, atë e kam në dorë jashtë aktrimit për ta zgjedhur, ndërsa brenda rolit është regjisori ai që e përshtat.
Duke u nisur nga skenat në dush në “Big Brother” te video e nxehtë me ish-in për Shën Valentin. Do të vazhdosh t’i jetosh lidhjet live, apo tashmë ndan aktrimin nga realiteti?
Koha kalon dhe kupton deri ku duhet shfaqur lidhja jote, duke marrë parasysh dëmet që më ka sjellë lidhja publike. Ndaj, tani preferoj aktrimin për publikun dhe realitetin për vete.
Je e dashuruar aktualisht dhe kur do e prezantosh të dashurin?
Unë jam gjithmonë e dashuruar me familjen, me punën që bëj dhe me gjërat e vogla të përditshmërisë. Prezantimi i të dashurit do të bëhet në momentin kur ajo dashuri të finalizohet.
Një projekt që e ke në mendje dhe që mund të çudisë publikun?
Nuk jam nga ato që punoj me plan, pasi çudis edhe në një ditë pushimi. Por Shën Valentini po afron dhe në këto kohë, edhe bëj ndonjë nga “ato të miat” ndonjë video apo… Ngelet për t’u parë…