Xhensila s’kishte menduar se në festën e beqarisë “striptisti” do i bënte… (VIDEO)
Xhensila Myrtezaj s’e kishte menduar se sot do të përfundonte në një anije duke festuar ditët e fundit të beqarisë. Më 1 shtator ajo martohet me Besart Kallakun, por përpara kësaj, mikeshat deshën t’i linin një kujtim të bukur.
Të veshura me T shirt-e të bardha ku shkruhej: “Ekipi i nuses” dhe funde rozë, shoqet e surprizuan Xhensilën me një vizitë të beftë në shtëpi, që ishte edhe një ftesë për festën e beqarisë në mes të detit, me pije, kërcim dhe sigurisht, kërcimtarë seksi plot muskuj.
Më poshtë keni edhe një video ku tregohet një pjesë e festës së Beqarisë ku i “ftuar” është edhe balerini Orjan Lika, i njohur për kërcimet provokuese.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mfvdgNrwQto” width=”560″ height=”315″]