Xherdan Shaqiri pushime në jugun e Shqipërisë

Pas një lodhje në Euro 2016, është radha e futbollistëve që të marrin pushimet. Edhe pse pjesë e një ekipi të huaj, Xherdan Shaqiri nuk e harron Shqipërisë. Këto ditë ai është parë në plazhet e jugut. Pas eliminimit nga “Euro 2016” dhe pas atij super goli në ndeshje me Polonin, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri ka zgjedhur ti kalojë pushimet e verës në Shqipëri.

Shaqiri pushimet e kësaj fundjave i kaloi në plazhet e jugut të Shqipërisë së bashku me familjen e tij dhe mesfushorin e Shqipërisë, dhe mikun e tij të ngushtë Amir Abrashi. Në një nga fotot e postuara të instagram, ai ka dalë te “Shpella e Piratëve”, duke komentuar : Përshëndetjet më të mira nga pushimet e mia.

xherdan

Mesfushori shqiptarë ka zgjedhur një nga pikat turistike të jugut, e cila ndodhet në Dhërmi.

SHKARKO APP