Xhesika gënjen, nuk egziston asnjë deputet që “t’ia kërkojë”
Valer Kolnikaj deklaron se aludimi i këngëtares Xhesika Ndoj se një deputet i ka kërkuar të bëhet e dashura e tij, është gënjeshtër dhe mënyrë për të tërhequr vëmendjen.
I ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, modeli Kolnikaj tha se identikiti i dhënë nga Xhesika, në emisionin Oktapod, ngjan me një deputet që ai e ka kushëri dhe që është Gjovalin Bzhetaj. Sipas Kolnikajt, këngëtarja gënjen hapur se do vëmendje, pasi nuk ka shance që Gjovalini ta ketë bërë veprimin, pasi është njeri korrekt, familjar, serioz dhe ka një grua “yll drite”, sic e quan. Sipas tij, Xhesika Ndoj ka frikë të përballet me të, pikërisht se i dekonspiron “planin” e saj.
Modeli nga veriu, deklaron se tashmë i ka hyrë edhe muzikës, sepse ka realizuar 4 këngë, njërën prej të cilave edhe me videoklip. Valer Kolnikaj ka lancuar edhe një foto thuajse nudo, duke deklaruar se e ka dedikim për Shën Valentinin.