Xhinse me bel të ulët: Trendi “i guximshëm” që kthehet nga vitet ’90
Prej shumë sezonesh, moda ishte e dominuar nga tendencat e viteve ’70, ndërsa sot kemi një kthim të viteve ’90 duke filluar nga platformat e larta dhe minifundet. Sa i përket xhinseve mund të themi se jemi përballur me një kthim të guximshëm, atë të pantallonave me bel të ulët.
Shakira dhe Jennifer Lopez mund të dukeshin shkëlqyeshëm, por nëse do t’i vishnin gratë që janë mësuar me prerjet me bel të lartë, do të dukeshin çuditshëm. Xhinset me bel të lartë kanë pushtuar zemrat tona për vite me radhë, dhe me të drejtë, pasi nxjerrin në pah belin dhe siluetën.
Nga ana tjetër, xhinset me bel të ulët janë padyshim më e vështirë për t’u menaxhuar. Sidoqoftë, xhinset moderne me bel të ulët bënë paraqitjen e tyre në pasarelat për Pranverën 2021 dhe ndërsa prania e tyre nuk ishte e stuhishme, shumë po flasin për një rikthim dinamik. Nëse ndiheni të gatshëm për “tranzicionin e madh”, shihni këto modele!
/abcnews.al