Xhoia Dumi, fituesja e edicionit të parë të “Shopping Queens Albania”

Ka përfunduar sezoni i parë “garës së çmendur” shopping-quiz në Shqipëri. Kjo ishte një garë ku konkurentët treguan perceptimin individual për modën dhe konceptimin e tyre për t’u veshur. Konkursi u zhvillua nën vëmendjen e stilistes Rezarta Skifteri, fotografit Endrit Mërtiri dhe nën moderimin e modeles, Aurela Hoxha dhe producentes, Eva Idrizllari. Në finale kaluan konkurentet Alba Baholli, Diljana Prenga, Xhoia Dumi dhe Junida Baze. Konkurentet u vlerësuan nga një juri e përzgjedhur, ku bënte pjesë edhe këngëtarja Orinda Huta. Juria shpalli fituese të edicionit të parë të “Shopping Queens” Xhoia Dumin. “Shopping Queens” është një format televiziv që transmetohet në 13 vende të botës, mes tyre për herë të parë u bë pjesë edhe vendi ynë. Formati shqiptar i konkursit në fjalë u prodhua nga Tring Produksion dhe u transmetua në Living HD dhe Vizion Plus.

SHKARKO APP